Diplomatët e Lartë: Kërcënimet bërthamore të Putinit janë të papranueshme 

03/03/2023 10:52

Ministrat nga Australia, India, Japonia dhe SHBA deklaruan se kërcënimet e përsëritura të Vladimir Putin për luftë bërthamore nuk janë të pranueshme.

“Përdorimi ose kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore është i papranueshëm”, thanë ata.

Një deklaratë e lëshuar nga blloku Indo-Paqësor pas një takimi në Nju Delhi përmendi gjithashtu tensionet në Detin e Kinës Jugore.

Sky News shkruan se është shprehur shqetësimin rreth militarizimit të territoreve të diskutueshme.

“Ne mbështesim fuqimisht parimet e lirisë, sundimit të ligjit, sovranitetit dhe integritetit territorial, zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve pa përdorur kërcënimin ose përdorimin e forcës dhe lirinë e lundrimit dhe fluturimit”, tha grupi Quad.

Deklarata shtoi se ministrat “kundërshtojnë çdo përpjekje të njëanshme për të ndryshuar status quo-në, të gjitha këto janë thelbësore për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit Indo-Paqësor dhe më gjerë.”

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta