 UEFA vendos, ja ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve për vitin 2028
																		
					
					
					
						UEFA vendos, ja ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve për vitin 2028						 
								
			Nico Elvedi po paraqitet mjaft mirë me Borussia Monchengladbach në Bundesliga.
Qendërmbrojtësi ka edhe një vit kontratë dhe gjermanët nuk po arrijnë ta bindin të rinovojë kontratën, kështu që verë do tentojë ta shesin.
Futbollisti 26-vjeçar ka tërhequr vëmendjen në Itali dhe në Angli, ku Tottenham dhe Roma po e ndjekin dhe duhet të përgatitin një ofertë për Gladbach.
Italianët janë ata që po këmbëngulin më shumë sipas ekspertit të merkatos, Alfredo Pedulla. Klubi gjerman e vlerëson Elvedin 15 deri në 20 milionë euro. Mbrojtësi luan në Bundesliga prej verës së vitit 2015, kur la skuadrën e Zurich.
Lojtari helvet, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë, numëron 43 ndeshje dhe një gol me kombëtaren e Zvicrës.
Top Channel