Një ish-police amerikane e përfshirë në një skandal të rëndë seksual me kolegët e saj në nje qyteze ne Tennessee, ka thënë së fundmi në një intervistë se ndjehej “e terrorizuar” të raportonte eprorët e saj për abuzimet.
Duke folur për herë të parë publikisht për çështjen, 26 vjeçarja Maegan Hall, tha për rrjetin WTVF se ishte përpjekur vazhdimisht të sprapste avancimet seksuale të rreshterit të stacionit të La Vergne por ai “nuk pranonte ‘jo’ si përgjigje.”
Dhe në fakt marrëdhënia seksuale me rreshterin Lewis Powell në vendin e punës, solli dhe episodet seksuale të gruas me pesë policë të tjerë.
“Unë e di atë që thonë shumica e njerëzve. Ata thonë mund të kishe thënë ‘Jo’. E kuptoj këtë por përgjigja ime është se i thashë ‘jo’ dhe ai nuk e pranonte si përgjigje”.
“Rrjedhimisht u dorëzova ndaj presionit.”
Intervista vjen pas një padie të ngritur kësaj jave ndaj departamentit të policisë dhe disa krerëve të policisë, për të cilët Hall thotë se është “joshur seksualisht”.
Hall raportohet se fillimisht i vinte fajin për sjelljen e saj problemeve me martesën, por tashmë thotë se u shënjestrua nga turni i dytë me të gjithë burra, që rrjedhimisht e joshën në shthurrje seksuale.
“Kur më intervistuan për postin e punës, stacionin e policisë së La Vergne e përshkruanin stafin si një familje,” tha ajo për rrjetin WTVF. “Unë gjithsesi shpresoja të punoja për mbrojtjen e komunitetit, por policia e La Vergne nuk më mbrojti mua.”
Marrëdhëniet seksuale i kushtuan Hall dhe katër policëve të tjerë vendin e punës, përfshi dhe kreun e stacionit Burrel “Chip” Davis, i akuzuar si kontribuues në ngacmimin seksual të Hall.
Ajo tha më tej: “Eprorët e mi përfituan nga dobësia ime dhe shëndeti im i dobët mendor, dhe e përdorën për kënaqësi seksuale”.
“Kujt mund t’i drejtohesh kush dhe shefi policisë të ngacmon seksualisht, isha e humbur dhe isha e vetme”.
Në intervistën e saj televizive Hall kishte shënime të përgatitura dhe tha se para historia të bëhej publike, kishte marrë “kërcënime e ngacmime të përditshme në celularin e saj, që e bënin të ndjehej e terrorizuar”.
Një zëdhënës i policisë së La Vergne nuk pranoi të komentonte për çështjen me mediat amerikane, duke thënë se cështja ende nuk është mbyllur.
Avokati i saj në intervistë tha: “Maegan nuk u konsiderua si një police e re që duhet të trajnohej e të motivohej, por u konsiderua si një copë mishi e seksualizuar dhe e shfrytëzuar”.
Top Channel