Rahem Sterling u transferua te Chelsea nga Manchester City në merkaton e verës me “Blutë e Londrës” që paguan plot 47.5 milionë paund për shërbimet e sulmuesit.
Por, anglezi nuk i ka respektuar pritshmëritë e tifozëve në Stamford Bridge duke qenë se në 18 paraqitje ka shënuar vetëm katër gola.
Ndaj, së fundmi në mediat britanike ishte shpërndarë lajmi se në fundin e sezonit palët do të mbyllin pata kohe bashkëpunimin pavarësisht kontratës e cila është e vlefshme deri në vitin 2027.
Gjithsesi, lojtari dëshiron të mbetet pjesë e Chelsea të paktën edhe në sezonin e ardhshëm pasi kërkon të tregojë se mund të ketë një karrierë të pasur me Blutë e Londrës ashtu siç bëri edhe me Manchester City.
Për më tepër në vitin 2024 është edhe Europiani që zhvillohet në Gjermani dhe Sterling kërkon të jetë me patjetër pjesë e Chelsea për të mos rrezikuar vendin në kombëtaren angleze.
Top Channel