Bashkimi Europian njoftoi shtyrjen e vënies në funksion të sistemit ETIAS për në vitin 2024, edhe pse ishte parashikuar që ai të hynte në fuqi më 1 nëntor të këtij viti.
Liberalizimi i vizave të Kosovës është lidhur pikërisht me funksionimit e këtij sistemi.
Megjithatë, në vendimin e vizave për Kosovës, i cili erdhi në vazhdën e një pritjeje të gjatë e të mundimshme për një datë të saktë, nënvizohej se sistemi ETIAS nuk hyn në fuqi deri në nëntor të këtij viti, liberalizimi i vizave për Kosovën sërish do të hyjë në fuqi në 1 janar 2024.
Deri tani, nga zyrtarët europianë nuk ka asnjë shpjegim mbi shtyrjen e këtij vendimi. Pikërisht mundësia e bllokimit të procesit të vizave për Kosovën, i ka shtyrë disa vende të BE-së që të insistojnë për të pasur datë për këtë proces, edhe nëse do të kishte vonesa për ETIAS-in.
ETIAS, sistemi europian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit është krejtësisht elektronik dhe mundëson verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta, që nuk nevojë për vizë, për të hyrë në Zonën Schengen.
Aty kërkohet emri, vendi i lindjes, gjinia, kombësia dhe secili që plotëson formularin duhet të ketë pasaportë, e-mail dhe një kartelë krediti për të kryer pagesën simbolike për këtë dokument. Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që nuk e gëzon lëvizjen e lirë me vendet e Shengenit.
Top Channel