Reforma e pensioneve në Francë, qeveria: Grevat e sindikatave janë rrezik katastrofe (fotot)

01/03/2023 19:41

Nisma e sindikatave për “të ndaluar Francën” me greva nga 7 marsi, “rrezikon një katastrofë njerëzore, bujqësore e shëndetësore”, tha sot përfaqësuesi i qeverisë së Macron pas mbledhjes së kabinetit.

Sindikatat franceze janë zotuar të ndalojnë të gjithë ekonominë në vend teksa protestojnë prej ditësh reformën e kontestuar të rritjes së moshës së pensionit.

“Ndalimi i ekonomisë së Francës mund ta çojë vendin në një krizë që aktualisht mund të evitojmë. Kjo do ti shtonte vendit një tjetër faturë të rëndë teksa ne përpiqemi të përmirësojmë fuqinë blerëse të familjeve”, tha zëdhënësi i qeverisë Olivier Veran.

“Ne e respektojmë të drejtën e kontestimit të një ligji, njerëzit mund të demonstrojnë ose të bëjnë grevë, por kalimi në një bllokadë totale nuk na duket e nevojshme”.

“Për pensionet ne jemi të hapur për përmirësime në draft, si për shembull përjashtime për gratë me shumë fëmijë”.

Më herët presidenti Macron ka thënë se njerëzit “në përgjithësi duhet të punojnë më gjatë ndryshe nuk financohen dot pensionet”.

FOTO GALERI
1/3
Sindikatat franceze janë zotuar të ndalojnë të gjithë ekonominë në vend teksa protestojnë prej ditësh reformën e kontestuar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA