Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe i dërguari i posaçëm i Washingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë zhvilluar një takim për të diskutuar takimin e radhës mes mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

“Pas takimit të djeshëm të nivelit të lartë, Escobari dhe unë u ulëm për të koordinuar hapat e radhës për takimin e ardhshëm. U pajtuam për rëndësinë e modaliteteve të implementimit dhe nevojën për të zbatuar të gjitha marrëveshjet ekzistuese të dialogut”, ka shkruar Lajçak.

Ndërkohë, Ned Price, zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit ka publikuar një deklaratë për media në të cilën mes tjerash thuhet se, Shtetet e Bashkuara mirëpresin bisedimet e liderëve në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE më 27 shkurt dhe mbështesin fuqishëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre.

Në deklaratën e DASH-it thuhet se progresi drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur i integruar në strukturat euroatlantike.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin bisedimet e liderëve në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE më 27 shkurt dhe mbështesin fuqishëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Takimi i djeshëm ishte një hap i mirë përpara, por mbetet një punë e vështirë. Marrëveshja mbi aneksin e zbatimit është thelbësore për normalizimin sipas propozimit të BE-së. Progresi drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur i integruar në strukturat euroatlantike”, thuhet në komunikatën e DASH.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA