Graham Potter po kalon një periudhë shumë të vështirë, me ish-trajnerin e Brighton që po vuan te Chelsea.
“Blutë” e Londrës po kalojnë një periudhë të errët, pasi kanë regjistruar tri humbje në tri ndeshjet e fundit, ndërsa në vitin 2023 kanë fituar vetëm një ndeshje, atë përballë Crystal Palace më 15 janar.
Një situatë shumë kritike që ka vendosur në pikëpyetje qëndrimin e Potter te Chelsea, ndërsa në Angli bëjnë me dije se në rast eliminimi përballë Dortmund atëherë shkarkimi do të jetë i paevitueshëm.
Mediet britanike raportojnë një lajmë shumë interesant, Roberto De Zerbi ishte pasuesi i Potter te Brighton dhe tani mund të ndodhë e njëjta gjë, kjo pasi londinezët po e mendojnë seriozisht ofertën për trajnerin italian.
43-vjeçari po kalon momentet e tij të para në “ishull” dhe ish-trajneri i Sassuolo-s numëron 21 ndeshje në drejtimin e Brighton, skuadër të cilën e mori më 18 shtator dhe puna e tij deri më tani vlerësohet me nota pozitive.
Roberto De Zerbi mund të bëjë kështu një hap shumë të rëndësishëm në karrierë dhe tani, përpos Potter mbetet personi më i interesuar mbi ecurinë e Chelsea-s në këtë muaj, pasi drejtuesit londinezë kërkojnë kthesën me patjetër.
Top Channel