
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim kryetarin e HENDIKOS-it, Afrim Maliqin, së bashku me anëtarë të tjerë,i ulur në një karrocë në shenjë solidarizimi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës.
Më pas ata janë takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe drejtorë komunal të Prishtinës.
Osmani shprehu mbështetjen ndaj personave me probleme që përdorin karroca. Ajo tha se institucionet e Kosovës kanë gatishmëri t`i mbështesin ata jo vetëm në ditë të shënuara, por gjatë tërë vitit.
Në shenjë solidarizimi në Ditën Ndërkombëtare të Përdorimit të Karrocave, presidentja u ul në karrocë duke përcjellë mesazhin për gjithëpërfshirje të përdoruesve dhe për përmirësim të të drejtave themelore njerëzore si dhe eliminim të pengesave.
Dita Ndërkombëtare e Përdoruesve të Karrocës shënohet çdo vit në mbarë botën, për të shprehur ndikimin pozitiv që karroca ka në jetën e përditshme të personave që janë përdorues të tyre
Top Channel