Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për periudhën Janar 2023.
Referuar të dhënave të ASK, në janar 2023 numri i vizitorëve vendas dhe të huaj ishte 38,465.
Prej tyre 40.87% janë vendas dhe 59.13% janë të huaj, ndërsa numri i net-qëndrimeve ishte 67,138 prej tyre 44.79% nga vendasit dhe 55.21% nga të huajt.
Numrin më të madh të vizitorëve e kishte Prishtina me 13,870 vizitor, ndërsa numrin më të madh të net-qëndrimi ishte Peja me 23,520 net-qëndrimi.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Ferizaj e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh është nga Shqipëri, Zvicra, Gjermania etj, thuhet në raportin e ASK.
Pjesë e anketës ishin 209 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.
Top Channel