Tjetër tërmet 3.3 ballë, epiqendra në Detin Adriatik
28/02/2023 20:05
Në tërmet me magnitudë 3.3 i shkallës rihter është ndjerë pak momente më parë në vend.
Sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, epiqendra ka qenë në Detin Adriatik me thellësi 5 km dhe lëkundja është ndjerë në qytetin e Vlorës.
Një orë më parë, një tërmet me magnitudë 4 i shkallës Riher ra mes Elbasanit dhe Lushnjës. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Shalëz të Elbasanit dhe thellësia e tij ishte 15 km.
Lëkundja e tërmetit u ndje edhe në Tiranë. Në epiqendrën ku ra tërmeti nuk raportohen dëme.
Top Channel