Autoritetet kanë bërë thirrje për qetësi teksa protestuesit dënojnë hetimin neglizhent të vrasjes nga policia.
Protestues në provincën qendore kineze të Henan u përleshën dje me policinë vendase pasi një vajzë 24-vjeçare u vra me thikë nga bashkëshorti i saj.
Qindra njerëz të tërbuar nga rasti ekstrem sulmuan një automjet policie duke i thyer xhamat e duke tentuar ta përmbysnin. Policia arriti të shpërndante protestuesit duke i goditur me shkopa gome dhe duke përdorur spraj djegës.
Video të shpërndara në rrjetet sociale tregonin dhjetra njerëz që vraponin në rrugë të ndjekur nga oficerët me shkopinj gome.
Pas përleshjeve autoritetet bënin thirrje për qetësi.
Bashkëshorti dyshohet se kishte vrarë gruan me thikë pas një debati familjar, dhe tashmë është arrestuar, thanë autoritetet në një deklaratë.
Administrata lokale tha se “po përpiqet të qetësojë ndjenjat” dhe të ndihmojë të miturit e familjes sipas ligjeve në fuqi.
Ata gjithashtu akuzonin qytetarët “në rrjet” se po shpërndajnë “informacione të rreme” dhe janë duke “ekzagjeruar qëllimisht faktet”.
“Duam t’u kujtojmë qytetarëve se interneti nuk është një hapësirë jashtë ligjit”, shtonin autoritetet.
2月27日,河南滑县大批民众于警察冲突,并推翻警察。
人民反抗开始了! pic.twitter.com/kpYo9zJaUR
— 谢万军 Wanjun Xie (@wanjunxie) February 28, 2023
Protestat janë të rralla në Kinë ku qeveria komuniste njihet për shtypje të ashpra të disidencës, por zemërimi në vend është rritur që prej politikave izoluese “zero-Covid” në fund të vitit të shkuar.
Në fillim të këtij muaji qindra pensionistë protestuan në Vuhan e Dalian kundër qeverisë që po redukton asistencën mjekësore, teksa në foto e video online shiheshin të rinj e të moshuar moshuar që përlesheshin me zyrtarët.
Top Channel