Gardiani vuan dëmtimin në fytyrë, rrezikon një mungesë afatgjate

28/02/2023 16:23

Lukasz Fabianski pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e fundit të West Ham ndaj Nottingham Forest.

Portieri titullar i Çekanëve pësoi dëme në fytyrë pas një përplasje me gjurin e mbrojtësit kundërshtar Felipe. Polaku u zëvendësua në minutën e 69-të të pjesës së dytë ndërsa pas analizave të detajuara, u zbulua një frakturë në pjesën e mollëzës dhe po ashtu probleme pati edhe në sy.

Ndaj, duket se sezoni i Fabianskit është mbyllur para kohe me trajnerin David Moyes i cili u shpreh se ende nuk është marrë një vendim nëse portieri do të operohet apo jo ndërsa shtoi se për skuadrën është një humbje e madhe.

“Nuk e dimë nëse Fabianski do të operohet apo jo, mund të ndodhë që dëmtimi edhe të rikuperohet në mënyrë natyrale. Na duhet të presim sepse nuk kam një përgjigje konkrete. Do të këshillohemi sërish me mjekët. Patjetër që për skuadrën është një goditje e madhe, por sigurisht këtë po e vuan edhe vetë Fabianski pasi është në një pikë të rëndësishme të karrierës”, u shpreh Moyes për portierin 37-vjeçar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA