Al Khelaifi nën hetim, gjykata franceze merr në dorëzim rastin

28/02/2023 21:17

Al Khelaifi nën hetim. Presidenti i Paris Saint Germain akuzohet se ka marrë peng dhe dhunuar një person, teksa mediat franceze kanë raportuar se janë përzgjedhur tre gjyqtarët që do të marrin në konsideratë provat.

Akuzat erdhën nga lobisti franko-algjerian Tayeb Benabderrahmane, i cili pretendon se është marrë peng dhe dhunuar në Katar, në vitin 2020.

Gjithçka besohet se ka lidhje me lobimin e Tayeb Benabderrahmane kundër Botërorit në Katar 2022. Gjithashtu franko-marokeni ka hedhur akuza edhe për shitjen e të drejtave televizive në Lindjen e Mesme.

Avokatët e lobistit franko-algjerian janë shfaqur shumë optimistë mbi çështjen. Ata kanë deklaruar se janë shumë të lumtur që më në fund gjykatat franceze e morën në konsideratë hetimin e tij.

Sipas tyre, ka prova e dokumente që vërtetojnë se Tayeb Benabderrahmane është marrë peng dhe dhunuar në Katar. Ngjarja ka ndodhur në verën e 2020-ës dhe tani i takon gjykatës të vendosë mbi vërtetësinë e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA