Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe gazetari Artan Hoxha kanë diskutuar këtë të hënë në Top Talk për kandidatin e PD-së për zgjedhjet lokale, Fredi Bejleri.
Idrizi deklaroi se shqiptarët nuk duhet të votojnë Bejlerin, njeriun e akuzuar për Masakrën e Peshkëpisë.
“U bëj thirrje organeve të drejtësiëë të merret minimalisht në këtë moment kur një njeri del me flamurin e vorio epirit që është shkelje e integritetit. Për sa i përket kandidimit jam i detyruar t’i jap një përgjigje, e kam parë me zotin Dule ku i la tre zona tre bashki Finiq, Dropull dhe Himarë. Përse një parti minoritare duhej të kadidojë në Himarë. Pres qe të mos rrijnë pasivë. I bëj thirrje PD-së mos ta kandidojë këtë person. Do e mirëprisja një padi të zotiti Bejleri se po bëj gati padinë për në prokurorinë e Tiranës për momentin me flamurin e vorio epirit për shkelje të inegritetit dhe sovranitetit prokuroria duhej të vepronte vetë”, tha Idrizi.
Ndërsa gazetari Artan Hoxha publikoi disa dokumente ku tregohet veprimtaria kriminale e Bejlerit ndër vite. Ai e cilëson tragjik faktin që Partia Demokratike po e mbështet Bejlerin si kandidat për bashkinë e Himarës.
“Fredi Bejleri është i dënuar në 21 mars 1996 me një dënim të gjykatës greke me tre vjet dhe në Apel u reduktua në 8 muaj burg, pasi është kapur në vrasjen ku u tentua të sulmohej posta dhe është kapur me grupin e dytë gjatë kontrolleve në Athinë, në banesën e një miku shqiptar u gjetën armët që ishin grabitur në repartin e Peshkëpisë në prill të vitit 1994 që provoi lidhjen e grupit me ngjarjen”, tha Hoxha.
“I jepet sërish mundësi, jo vetëm të kandidojë, por të mbështet në partitë më të mëdha politike. Që të marrë mbështetje në këtë nivel, është një ngjarje më shumë se tragjike, duket gati gati si komike”, u shpreh Hoxha.
Bejleri dyshohet si i përfshirë në masakrën e Peshkëpisë, ku një organizatë terroriste greke, sulmoi postën kufitare në Gjirokastër, duke vrarë dy ushtarakë, plagosi tre të tjerë dhe gjatë tërheqjes grabiti edhe armatimin.
Top Channel