Shqipëria pritet të hyjë në një jave me temperatura të larta politike përpara nisjes të fushatës elektorale për lokalet e 15 majit.

E enjtja e 2 marsit do ta gjej kuvendin të mbërthyer në debatin me mocionin me kryeministrin për çështjen McGonigal. Janë 13 pyetje hartuar nga opozita të cilat presin përgjigjen e kryeministrit.

Ngulmimi opozitës në zhvillimin e kësaj seance ishte shkaku futjes së kuvendit në seancat e shkuara, në kaos nga deputetët e opozitës përmes bllokimit të foltores dhe fryrjes së bilbilave.

Përballja kryesore pritet të jetë me Edi Ramën por Sali Berisha i shtoi edhe disa emra të tjerë që sipas tij janë protagonistë të veprimtarisë së Mcgonigal në Tiranë.

Në këtë kontekst, njeriu përgjegjës nga qeveria shqiptare për të organizuar veprimtaritë ‘zyrtare’ të McGonigal në Shqipëri kanë qenë Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla. Këta kanë marrë pjesë në sistemin korruptiv të gjobave nga ekipi famëzi i McGonigal”-tha Berisha.

Ndryshe nga Berisha i cili tenton ta zgjerojë rrethin e të përfshirëve në atë që e quan afera McGonigal, socialistët e kanë një fokus tjetër.

Kreu grupi parlamentar socialist Taulant Balla dha detaje për kohën në dispozicion të deputetëve dhe se si socialistët e presin këtë seancë.

“Po bëjmë përgatitjet tona për të shfrytëzuar këtë moment për të ndarë me opinionin publik çështje që kanë rëndësi për qytetarët.  Çdo deputet do ketë 10 minuta në dispozicion që është koha maksimale. Kemi të bëjmë me një bashkim të disa kërkesave. Mendoj se 24 orë janë të mjaftueshme. Grupi ynë parlamentar mezi po e pret mocionin me debat për të diskutuar disa të vërteta me rëndësi për shqiptarët”- është shprehur Taulant Balla.

Kjo seancë maratonë i paraprin një tjetër zhvillimi të rëndësishëm për opozitën shqiptare të ndarë në dy blloqe.

Beteja e gjatë plot zvarritje gjyqësore, për vulën dhe logon e PD, mes Sali Berishës dhe grupimit Alibeaj në PD pritet të marrë një përgjigje nga tre gjyqtarë të Gjykatës së Apelit paraditen e 3 Marsit.

Ndërkohë që në gjykatë do të jepet vlerësimi për vendimin Zhukri që njeh Berishën si të parin e PD, ish kryeministri do ti prijë një proteste poshtë zyrës së kryeministrit Rama.

Berisha ngulmon se kjo protestë nuk lidhet me gjyqin e vulës por është në vazhdën e aksionit politik opozitar për largimin e Edi Ramës.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA