Hetim kriminal për vdekjen e papritur të ish-kampiones amerikane të notit në moshën 42 vjeçare (fotot)

27/02/2023 21:43

Një ish-kampione amerikane noti është gjetur e vdekur në Ishujt Virgin ku jetonte me të fejuarin e saj, teksa policia thotë se ka nisur një hetim kriminal.

42 vjeçarja Jamie Cail, u gjet pa ndjenja më 21 shkurt në qytezën e St John, raportonte rrjeti amerikan WMUR , duke cituar burime të policisë.

I dashuri i saj që nuk është identifikuar publikisht ishte kthyer në mesnatë në shtëpi kur kishte gjetur gruan të shtrirë në dysheme.

“Pasi e dërguan në klinikën mjekësore, gruaja nuk i mbijetoi gjendjes së saj,” tha policia në një deklaratë police të cituar nga rrjeti Boston.com.

Cail, e lindur në New Hampshire, kishte qenë kampione noti në SHBA, tha familja për rrjetin  WMUR, ndërsa ishte tërhequr në Ishujt Virgin dhe kishte hapur një bar në St. John.

“Ajo ishte një person i mrekullueshëm, kishte një zemër të madhe dhe të gjithë e njihnin në ishull”, thuhej ne nje deklarate te familjes se te ndjeres.

Në vitin 1997, ajo kishte marrë medalje ari në lojrat ‘Pan Pacific’ në stilin stafetë në SHBA, si dhe medalje argjendi në lojrat ujore 1998-1999 në Brazil, sipas Boston.com.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA