Deklarata e fortë e gazetarit në Top Story: Ministrat s’merrnin viza, Kosova u jepte 63 mln euro serbëve për dritat

27/02/2023 23:03

Gazetari Lirim Mehmetaj i ftuar në emisionin Top Story këtë të hënë komentoi takimin mes presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit kosovar, Albin Kurti të realizuar në Bruksel, ndërsa dha edhe një deklaratë të fortë.

Ai u shpreh se ministrat e Kosovës nuk merrnin dot viza për të udhëtuar por nga ana tjetër qeveria paguante 63 milionë euro drita për serbët që nuk paguanin energji elektrike.

“Mes SHBA dhe Serbisë përmes memorandumit Serbia dërgon diplomat të punojë për 12 muaj në SHBA në DASH. Kurse ministrat e  Kosovës nuk kanë arritur të marrin voza për udhëtim në ShBA. Para një jave Kurti i ka vendosur 6 pika për pranimin e asociacionit, e pranoi sot se ka pranu marrëveshjen, nuk bëhet njëra apo tjetra nuk është negociu heqja e asnjë pike. Nëse e pranon marrëveshjen ke pranu acociacionin. Nga 6 kushte njëri nga më qendrorët ka qenë pranimi i reciprocitetit. E ka pasur një nga kushtet për të pranuar, çfarë t’u ofrohet në Kosovë dhe shqiptarëve”, tha gazetari.

“Vitin e kalum është paguar 63 mln euro rrymë për serbët në Kosovë, 30 mijë serbë në Kosovë nuk paguajnë asnjëherë rrymë, ata e keqpërdorin. Paralel pra për shqiptarët në Luginë  40 mijë euro për sponsorizim për udhëtim në Uashington, ja ku qëndron qasja e qeverisë së Kosovës”, theksoi ai.

Kujtojmë se mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i ndërmjetësuar nga shefi i BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka përfunduar pa marrëveshje në Bruksel.

Ky takim pasoi pas takimeve veç e veç të Kurtit dhe Vuçiçit me evropianët, më herët gjatë së hënës. Tashmë takimi radhës është planifikuar të mbahet më 18 mars në Maqedoninë e Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA