Gazetari Berat Buzhala ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, pas mbylljes së takimit pa marrëveshje me Aleksandër Vuçiçin në Bruksel.

I ftuar këtë mbrëmje në Top Story, Buzhala tha me tone të ashpra se Kurti është politikani më mashtrues që ka pasur ndonjëherë në krye Kosova, pasi nuk mund ta kontrabandojnë planin që nuk ka njohje defakto.  Ai tha se marrëveshja e planit franko-gjerman nuk e ka njohjen e Kosovës nga Serbia në qendër, por ka asociacionin.

“Në krye të Kosovës aktualisht është një mashtrues që se ka parë Kosova kurrë më  herët. Kurrë s’kemi pasur matrapaz më të madh politik se Kurti, i cili jo para 20 apo 30 viteve, vetëm para dy viteve ka dalë në fushatë zgjedhore për javë të tëra dhe ka thënë që dialogu është prioriteti i 7-të apo 8-të i qeverisë sime. Ka kërkuar votë për të anuluar krejt ca ka ndodh deri tani, Asociacioni ka vdekur, dialogu i vetëm me Serbinë ka thënë ka thënë Vuçiç kërkon falje, i gjen të pagjetur, rikuperohen dëmet e luftës, kërkon falje Serbia dhe njohja në qendër.

Marrëveshja e planit franko-gjerman nuk e ka njohjen në qendër, por ka asociacionin në qendër. Mundesh ta fusësh në pikën 10 apo në pikën 1. Ajo është lënë specifikisht e fundit që mos me t’i vra sytë. Janë shpall tradhtar Isa e Esat Pasha. Kurti asnjë kontribut patriotit në jetë të vet nuk e ka pas, ka shpall tradhtar këdo, edhe komandanta që kanë pas plumba në trupin e tyre që kanë guxuar me u taku me palën serbe, ata dhe familjet e tyre. Sot del ngërdheshet atje edhe thotë s’pranoi Vuçiç dhe un pranova. Albin Kurti ka gënjyer gjithë kohës, le ta çojë vendin në zgjedhje dhe të thotë ky është plani im, nuk mund ta kontrabandojnë planin që nuk ka njohje defakto. Lexova sot kur është bërë marrëveshja, negociatori gjermano perëndimor ka thënë nga sot do kemi marrëdhënie të këqija, pra nga sot e tutje me këtë plan kemi marrëdhënie të këqija. Kush po e bën këtë gjë, gardiani i çështjes kombëtare pranon pa autorizim. Për ça po del në fushatë dhe gënjen atje”- tha Buzhala në Top Story.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA