Pesë persona në bordin e një aeroplani të shërbimeve mjekësore vdiqën të premten mbrëma pasi avioni u rrëzua në Nevadën perëndimore në SHBA, thanë zyrtarët.
Piloti, infermierja dhe ndihmësmjeku i fluturimit së bashku me një pacient dhe një anëtar të familjes së pacientit u vranë kur avioni u rrëzua pranë Stagecoach, Nevada, sipas Care Flight.
Rrëzimi i avionit ndodhi rreth orës 21:15 të së premtes. Reaguesit e parë nga qarqet Lyon dhe Douglas u përgjigjën dhe gjetën aeroplanin rreth orës 23:15.
Shkaku i rrëzimit nuk dihet ende. Aksidenti është nën hetim nga departamenti i sherifit të qarkut.
“Ne jemi të zemërthyer të raportojmë se tani kemi marrë konfirmimin nga Departamenti i Zjarrfikësve të Qarkut Qendror të Lyonit se asnjë nga pesë personat në bord nuk mbijetoi”, tha organizata në një deklaratë në Facebook.
Top Channel