Kreu i Bankës Botërore, tradicionalisht ka qenë nga SHBA-ja e tani, Washingtoni po kërkon që drejtuesi i ri i këtij institucioni të fuqishëm ndërkombëtar të ish-shefi i Mastercard, Ajay Banga.
63-vjeçari ka një “perspektivë unike” për mundësitë dhe sfidat e vendeve në zhvillim dhe për mënyrën se si Banka Botërore mund të zbatojë agjendën e saj ambicioze për të ulur varfërinë dhe për të rritur mirëqenien, tha presidenti Joe Biden.
Ministri gjerman i Financave Christian Lindner shprehu mbështetjen e Berlinit për këtë propozim, të cilin e përshkroi si “shumë domethënës e që ia vlen të merret në konsideratë”.
Këto komente, tha politikani liberal i bëri në kuadrin e një takimi të ministrave të Financave të G20 në Bengaluru të Indisë. Sipas Lindner, ideja e një drejtuesi nga sektori privat bën të shpresohet se në të ardhmen do të mobilizohen më shumë investime private.
Banga, po ashtu, për nga biografia e tij shihet si një simbol i solidaritetit mes vendeve të zhvilluara industriale dhe atyre në zhvillim. Edhe ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, e konsideron atë një kandidat të mirë, siç pohoi dhe vetë për agjencinë e lajmeve Reuters.
Le Maire theksoi megjithatë se më parë kërkon të dijë se cilat do të jenë ambiciet e Ajay Bangas për Bankën Botërore, që luan një rol të rëndësishëm për vendet në zhvillim. Banga është nënshtetas i SHBA-së me origjinë nga India. Aktualisht ai është nënkryetar i kompanisë aksionere General Atlantic dhe punon ngushtë me zëvendëspresidenten e SHBA-së Kamala Harris si bashkëkryetar i grupit Partneritet për Amerikën Qendrore.
Top Channel