Balla nga Fieri: BE është në proces për të shpallur Berishën “non grata”

25/02/2023 14:43

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla iu përgjigj nga Fieri deklaratave të bëra nga Sali Berisha që “më 3 mars të gjej vrimë të futet”.

Balla tha se i vetmi ku duhet të kërkojë me vrull ku të futet në këto momente është Sali Berisha, pasi siç tha ai, BE është në procesin për ta shpallur non-grata për arsye që dihen.

“Në 3 mars do të jemi në Kuvendin e Shqipërisë, sepse do të kemi mocionin me debat, por mendoj që duket si një lapsus froidian nga ana e Sali Berishës, sepse siç duket i vetmi ku duhet të kërkojë me vrull ku të futet në këto momente është Sali Berisha. Në Amerikë as me not nuk shkon dot dhe në Angli noti nuk e ndihmon të kalojë Lamanshin, siç po duken bathët edhe BE është në procesin për ta shpallur non-grata për arsye që dihen, për korrupsion të nivelit të lartë dhe minim të demokracisë. Dje lapsusi froidian këtu ka dhe një konotacion tjetër, sepse nëse ka një vrimë ku anija e shqiptarëve fut ujë këto 30 vite është ajo e Sali Berishës, i cili ka 33 vite që saboton në mënyrë konstante interesat kombëtare të shqiptarëve, ka sabotuar sa ka pasur mundësi interesat e shqiptarëve të Kosovës, duke furnizuar me naftë makinerinë vrasëse përmes thyerjes së embargos së Kombeve të Bashkuara gjatë konflikteve në ish-Jugosllavinë. Vrima në anijen e shqiptarëve ka vetëm një emër dhe ai quhet Sali Berisha”, theksoi Balla.”- tha Balla nga Fieri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA