Rrëshqitje dheu në Brazil/ 40 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur, dyshohet se janë ‘varrosur’ në baltë (foto)

23/02/2023 10:50

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën ndërsa dhjetëra persona janë zhdukur pasi dyshohet se janë varrosur në baltë.

Përmbytjet dhe reshjet e shiut kanë krijuar situatë kaotike me rrëshqitje dheu të cilat goditën qytetet bregdetare në shtetin e Sao Paulo të Brazilit.

Ekipet e shpëtimit prej ditësh vijojnë të kërkojnë për personat e zhdukur dhe për ti nxjerrë ata nga balta. Shiu i madh ka prekur edhe qytete si Barro do Sahy, Juquehy dhe São Sebastião.

“Po kërkojmë për mamanë time pa e ditur nëse është aty”, tha një banore.

“Në këtë vend një familje e tërë u gjet”, tha një nga ekipi i shpëtimit.

Qindra banorë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Pamjet në rrjete sociale tregojnë pamje katastrofike tregojnë shtëpi të shkatërruara, rrugë të mbushura me baltë, njerëz që kërkojnë të shpëtojnë disa nga sendet e tyre shtëpiake ndërsa familjarë dhe të afërm janë të angazhuar dhe i janë bashkuar operacionit të shpëtimit për të gjetur ata që janë ende të varrosur në baltë.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel