Po raportonte një skenë krimi, vritet gazetari, pas tij një 9-vjeçare në Florida

23/02/2023 10:29

Një reporter televiziv dhe një vajzë nëntë vjeçare janë qëlluar për vdekje pranë Orlando, Florida, afër skenës së një vrasjeje që ndodhi disa orë më parë.

Gazetari dhe nëna e vajzës u qëlluan dhe u plagosën nga i njëjti person, i cili dyshohet edhe për vrasjen e mëparshme.

Dy gazetarët e Spectrum News 13 po raportonin vrasjen e një 20-vjeçareje, të qëlluar për vdekje brenda një makinë, në zonë atë mëngjes kur i dyshuari adoleshent u kthye, thotë policia.

Është e paqartë nëse ata ishin në shënjestër. Pasi sulmoi gazetarët, i dyshuari Keith Moses, 19 vjeç, hyri në një shtëpi aty pranë dhe qëlloi vajzën dhe nënën e saj.

Nëna ishte në spital në gjendje kritike.

Në një konferencë shtypi, sherifi i zonës tha se gazetarët ishin pranë automjetit të tyre, i cili nuk dukej si automjeti zyrtar i një stacioni televiziv, kur ata u sulmuan rreth orës 16:00 me kohën lokale.

 

Dyshohet se gazetari kishte një njohje me 20 vjeçaren e qëlluar në mëngjes por nuk kishte lidhje me vajzën e vogël dhe nënën e saj. Dyshohet po ashtu se 19-vjeçari ngatërroi gazetarët me polici.

Gazetarë të tjerë aty pranë ndihmuan në ofrimin e ndihmës së parë për viktimat, sipas reporterëve lokalë.

Charter Communications, kompania që zotëron stacionin televiziv, lëshoi një deklaratë duke e quajtur sulmin “një tragjedi të tmerrshme për komunitetin e Orlandos”.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, ka shkruar ngushëllimet në Twitter, duke thënë: “Zemrat tona janë me familjen e gazetarit të vrarë sot dhe anëtarin e ekuipazhit të plagosur në Orange County, Florida, si dhe të gjithë ekipin e Spectrum News”.

Në vitin 2022 u vranë 40 gazetarë, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve. Vetëm një nga të vrarët ishte në Shtetet e Bashkuara.

Top Channel