Aktivistët krijuan një flamur gjigant ukrainas në rrugën jashtë ambasadës ruse në Londër sot, për të shënuar përvjetorin e pushtimit rus.

Grupi i aktivistëve ‘Led By Donkeys’ postoi një imazh në Twitter, duke treguar automjetet që lëviznin mbi rrugën e lyer me ngjyrë blu dhe të verdhë.

“Nesër është përvjetori i parë i pushtimit imperialist të Putinit në Ukrainë, një shtet i pavarur dhe një popull me çdo të drejtë për vetëvendosje”, shkroi grupi në Twitter.

Ndërkohë, BBC shkruan se katër persona, tre meshkuj dhe një femër, janë arrestuar nën dyshimin për dëmtim kriminal dhe pengim të autostradës.

Të katër janë dërguar në një stacion policor në perëndim të Londrës.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA