Arrestimi i 29-vjeçarit në Përrenjas, reagon policia: Akuzohet për vrasjen me paramendim të Edmond Hykës Tensione dhe përplasje mendimesh kanë shoqëruar që në nisje, emisionin “Top Story” këtë të enjte.
Me anë të një lidhje me video, kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka mbrojtur dhe argumentuar veprimet e tij në Kuvend gjatë seancave të fundit, ndërsa drejtuesja e emisionit, si një njohëse e mirë e rregullores së Kuvendit ka kundërshtuar Ballën, që e cila bëri të ketë debat mes tyre.
Taulant Balla u shpreh se nuk ka asnjë interes në lidhje me problemet e brendshme të PD-së, dhe në lidhje me deklaratën e tij se më tre mars do të përfundojnë tensionet në Kuvend, nuk ka dhënë asnjë shpjegim por u shpreh duke ironizuar “Kujt i djeg miza le ta mbajë”.
Ai insistoi duke thënë se për mbylljen e seancave parlamentare nuk ka qenë ai që ka vendosur por drejtuesja e Kuvendit Lindita Nikolla.
Balla: Kujt i djeg miza nën kësulë ti djegë, përfaqësuesit e foltores që më 16 janar kanë thënë që nuk do të ketë zhvillime normale të punimeve të Kuvendit dhe kësaj i jam referuar edhe unë. Ajo situatë skandaloze që ndodh në Kuvend nuk ka për tu përsëritur, s’kam asnjë interes se kush e fiton gjyqin e çështjeve të brendshme të PD-së, ajo që ka rëndësi është që sot Kuvendi iu kthye normalitetit dhe gjithçka që ne bëmë duke zbatuar rregulloren e kuvendit, ku në çdo rast ku bllokohet foltorja pasi kryetari i kuvendit i tërheq vëmendje, sekretariati merr masa. Unë jam kryetar i grupit të shumicës dhe sipas rregullores më shumë se 7 deputetë kanë të drejtë ti drejtohen sekretariatit.
Grida Duma: Pasi propozoni ju kryetarja e mbyll menjëherë seancën, ju jeni kryetar i Kuvendit apo i grupit të Partisë Socialiste.
Balla: Gabove Grida ta kanë bërë gabim këtë, nuk je më deputetet e opozitës mos u komplekso. Kryetari i grupit parlamentar ka të drejtën ti propozojë drejtueses në aspekt procedural. Ajo ishte një seancë ceremoniale dhe i fundit që do të fliste isha unë de jam tërhequr nga fjala ime. Ju jeni e zonja e shtëpisë dhe mikun që keni ftuar nuk e respektoni. Unë kam propozuar që të tërhiqem nga fjala ime dhe pas fjalës time nuk kishte më rend dite. E vërteta është që Kuvendi I Shqipërisë drejtohet vetëm nga rregullorja dhe vendimmarrjet I merr kryetarja e seancës që bazohet në propozimet që vijnë. Në fund të fundit vlerësimin e bën vetëm Kryetarja.
Top Channel