Tashmë është një fakt që Elbasani është vatra e krimit në vendin tonë, aty ku edhe kanë zanafillën bandat më të mëdha kriminale në vend.
Sa i takon ngjarjes së fundit në e Elbasan, ku u gjet një makinë e përgatitur për të kryer një atentat, gazetari Elton Qyno tregoi se ishte rastësi zbulimi i saj dhe kjo nuk ka lidhje me dëshmitë e Nuredin Dumanit.
Qyno është shprehur se dëshmitari Nuredin Dumani ka folur për 16 krime, ndërsa sipas tij bota e krimit ka dhënë mbi 3 mln euro për të kryer këto krime.
Elton Qyno: Dëshmitë e Dumanit kanë ardhur që në muajin prill të vitit të kaluar nga atentati që iu bë Dumanit ku ai ra në pritë, ne po flasim për një dëshmitar të rëndësishëm që ka SPAK i cili ka folur për 16 krime, dosje voluminoze që ka çuar disa persona në kërkim dhe mund të hape edhe soje të vjetra. Kjo dosje e dumanit ka treguar 16 krime dhe rezulton që bota e krimit ka dhënë mbi 3 mln euro për të kryer këto krime. Ofertat përgjithësisht I kanë ardhur nga jashtë por edhe brenda Shqipërisë. Këtë ofertë e tregonte tek dy burimet e sigurta që lëshoheshin në teren. Ngjarja e dy ditëve më parë në Elbasan nuk është mësuar nga dëshmia e Dumanit por nga një punonjës pastrimi që në koshin e mbeturinave ka gjetur në çantë me një pistoletë e më pas kanë njoftuar policinë, e cila ka bërë krehje të zonës. Një nga rojet i ka treguar që dy apo tre ditë më parë është lënë një makinë aty dhe nuk kishte informacion e kujt ishte, policia ka bërë hapjen e makinës dhe ka gjetur makinën me benzinë e armë dhe kartën e identitetit të Arben Spahiut por që kishte emër tjetër.
Top Channel