Gazetari Elto Qyno zbuloi në “Top Story” pesë emrat të cilët janë penduar për krimet që kanë kryer.
Klevis Alla, Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Erion Alibeaj dhe Halin, janë personat të cilët kanë rrëfyer krimet që kanë kryer, përpara drejtësisë.
“Kemi një pretendim të Arben Spahiut i cili ka deklaruar që armët nuk janë të miat dhe se grupet kriminale i kanë sjellë për të na akuzuar. Në Elbasan ka pasur raste të inskenimit të vrasjeve në të cilën e kanë lënë armën. Ngritja e kurthit ndaj kundërshtarëve e ka treguar vetë.
Kemi një dosje dosje shumë voluminoze, nuk ka vetëm një Nuredin Dumani të penduar. Janë pesë të penduar Klevis Alla, Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Erion Alibeaj dhe Halin. Pas vrasjes së vëllai ai ka nisur aty”, u shpreh Qyno.
Në lidhje me këtë situatë gazetari Eni Durhami, zbuloi se personazhe të njohur nga bota e krimit janë në arrati ose të zhdukur.
“Nuredin Dumani sa herë të këtë seanca do të paraqitet me forca të shtuara. Policia e shtetit vetë nuk ka qenë në dijeni të grupeve kriminale. Së fundmi Nuredin Dumani dëshmoi ditën e djeshme, ngjarje e cila nuk është zbuluar, ku u kërkua vrasja e një biznesmeni në zonë e Liqenit Artificial.
Personazhe të njohura të botës së krimit janë në arrati. Sot ose janë në kërkim ose të zhdukur, siç është rasti i Ervis Martinajn, i cili i kishte ofruar deri në 15 mijë euro për një vrasje”, tha ai.
Top Channel