Nuk e hapi dhe nuk e përdori kurrë që nga viti 2007, iPhone origjinal shitet në ankand 100 herë më shumë se vlera e tij

22/02/2023 09:29

Një grua në Amerikë kishte një iPhone në vitin 2007 por nuk e hapi kurrë dhe e shiti atë në ankand për 63, 356,40 dollarë.

Pritshmëritë ishin se telefoni do të shkonte në vlerën 50,000 dollarë. Gjithashtu është më shumë se 100 herë më shumë se kostoja origjinale e telefonit 8 GB prej 599 dollarë.

Pra nëse keni një iPhone të vjetër origjinal ai mund të jetë i vlefshëm vetëm nëse është në paketim.

“Të zbulosh një model origjinal, të lëshuar për herë të parë nga viti 2007, ende krejt i ri me vulën e tij të fabrikës të paprekur, është vërtet e jashtëzakonshme”, tha Mark Montero i LCG Auctions për BBC News.

Ankandi u hap me 2,500 dollarë më 2 shkurt dhe u mbyll të dielën pas 27 ofertave.

Miqtë i dhanë telefonin 8 GB si dhuratë zonjës Green në vitin 2007 kur ajo mori një punë të re, tha ajo në një intervistë të vitit 2019 . Zonja Green sapo kishte blerë një telefon tjetër, kështu që e mbajti dhuratën pa e hapur.

Të apasionuarit besnikë të Apple dihet se paguajnë para për produkte origjinale. Vitin e kaluar, një prototip i hershëm i kompjuterit Apple nga vitet 1970 u shit për mbi 677,000 dollarë .

iPhone i gjeneratës së parë, në gjendje të ngjashme të pacenuar, janë shitur edhe më parë – një për 35,414 dollarë në gusht dhe një tjetër për 39,339 dollarë në tetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA