Kryeministri Edi Rama ka vizituar Japoninë, në kuadër të 42-vjetorit të vendosjes zyrtare të Marrëdhënieve Diplomatike mes dy shteteve Shqipëri-Japoni.

Së fundmi ai ka publikuar një foto në “Facebook”, teksa ka në krah mban një arush panda.

Fotoja është shoqëruar me mbishkrimin: Panda thotë jo gjithçka është bardhezi🐼😍

Rama ka zhvilluar takime zyrtare në Tokyo me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida, dhe disa nga biznesmenët atje.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Tokyo, Kryeministri Rama do të zhvillojë një sërë takimesh, në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve mes dy shteteve, duke rikonfirmuar miqësinë mes dy vendeve, si edhe angazhimin e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën dypalëshe dhe shumëpalëshe, në përballimin e sfidave së bashku si miq dhe aleatë që ndajnë të njëjtat vlera.

Dy vendet ndajnë interesa të përbashkëta lidhur me kujdesin shëndetësor dhe social, parandalimin e fatkeqësive, si dhe mbrojtjen e mjedisit.

Shqipëria dhe Japonia ndajnë vullnetin për të zhvilluar më tej interesat e përbashkëta, duke rritur shkëmbimet kulturore, veçanërisht në fushën e turizmit dhe duke thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.

Viti 2022 shënoi 100 vjetorin e marrëdhënieve të miqësisë mes Shqipërisë dhe Japonisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA