Dita e dytë e vizitës zyrtare në Japoni, Rama takon drejtuesin e kompanisë të teknologjisë së lartë

22/02/2023 08:45

Kryeministri Edi Rama ditën e dytë të vizitës zyrtare në Japoni e nisi duke takuar drejtuesin e kompanisë të teknologjisë së lartë “Sumitomo Electric”.

Kjo kompani ka 400 filiale në botë në elektronikë, infokomunikacion, mjedis, energji, si edhe 1200 punonjës në Shqipëri.

Sipas Ramës, objektivi është të hapen edhe 1000 vende të reja pune.

“MIRËMËNGJES

dhe me ditën e dytë të vizitës zyrtare në Japoni, që nisi me takimin me drejtuesin e kompanisë të teknologjisë së lartë “Sumitomo Electric”, me 400 filiale në botë në elektronikë, infokomunikacion, mjedis, energji, si edhe 1200 punonjës në Shqipëri, ku objektivi është të hapen edhe 1000 vende të reja pune, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA