Franca është në një “gjendje alarmi” për shkak të thatësirës që ka pushtuar vendin.
Kjo është regjistruar si një thatësirë drastike për stinën e dimrit, ku nuk ka rënë shi prej më shumë se një muaji.
“Kjo bën që toka të thahet, e cila tashmë ishte dobësuar nga thatësira në verën e vitit 2022”, njoftoi autoriteti i motit Meteo Francë duke zbuluar rrezikun e thatësirës këtë verë.
Shkurti pritet të përfundojë me një mungesë reshjesh prej 50%.
Tashmë autoritetet përgjegjëse për ekologjinë e vendit kanë zbuluar se që nga marsi do të merren masa për të trajtuar ndikimin e “dimrit më të thatë që nga viti 1959”.
Një situatë e cila ka vonuar me dy muaj rimbushjen e ujërave nëntokësore.
Franca gjatë verës së vitit të kaluar u përball me vala të të nxehtit, të cilat sollën thatësira ekstreme. Shumë prodhime u shkatërruan, pasi uji u ndërpre ose ishte i limituar në shumë qytete.
Top Channel