
Artan Behrami koleg i Adil Behramaj ka konfirmuar bastisjen në banesën e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Adil Behramaj nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
“Bastisja e banesës së mikut tonë dhe udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, Adil Behramajt nga Prokuroria e Gjykatës Speciale është një skandal i paprecedent. Ky është një kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë. Pa paragjykuar motivet, frikësimi i gazetarëve nuk i bënë nder Prokurorisë Speciale”, ka shkruar Behrami.
Adil Behramaj është pjesë e ekipit mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi, që ndodhet në paraburgim në Hagë dhe ka qenë këshilltar i tij sa ishte president.
Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk e ka komentuar bastisjen, duke thënë që nuk japin detaje për hetimet.
“Thank you for your questions. However, the SPO does not comment on its investigation”, ishte përgjigja e ZPS-së. (Faleminderit për pyetjet. Gjithsesi ZPO-ja nuk jep koment mbi këtë investigim)
Te bodrumi i banesës së ish këshilltarit të Thaçit ka numër te shtuar të policisë, të cilët po ashtu nuk japin detaje.
Top Channel