Megjithse jemi në epokën e Jeff Bezos, Bill Gates, Wall Street apo kompanive teknologjike, ka pasur edhe kohëra më të lulëzuara në historinë e njerëzimit, sipas raportimeve nga burime te ndryshme.
Prandaj shumë besojnë se pasuria e afrikanit Mansa Musa e kalon atë të milionerëve modernë.
Mansa Musa sundonte perandorinë e Malit në shekullin e 14-të dhe akumulimi madh i floririt prej tij e bëri që të diskutohet si një nga njerëzit më të pasur të historisë.
Por përse atëherë duket se ai është zhdukur nga imagjinata historike perëndimore.
Disa përllogaritje thonë se pasuria e perandorit të vjetër afrikan Mansa Musa, është ekuivalentja moderne e rreth $400 miliardëve.
Në kohën kur sundonte Musa perandoria e Mali po zgjerohej me tregtinë e floririt dhe kripës. Musa vlerësohet gjithashtu për nxitjen dhe financimin e letërsisë dhe arsimit ne vendin e tij.
Sipas rrjetit History.com, Musa kishte treguar masën e pasurisë gjatë një pelegrimazhi në Mekë, ku rrethohej nga mijëra ushtarë e skllevër që mbanin sasi të mëdha floriri.
Ai la prapa flori e dhurata të shumta në Egjipt, por raportimet thonë se bollëku uli vlerën e floririt dhe shkaktoi pasoja për disa vite me radhë në ekonominë e vendit.
Top Channel