Pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, sekuestrohen pasuritë e 46-vjeçarit në Lezhë

19/02/2023 13:38
Foto ilustruese

Një 46-vjeçar i cili akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e narkotikëve i janë sekuestruar pasuritë që zotëronte.

F. P., është nën hetim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Policia ka sekuestruar dy apartamente dhe një automjet 26 vjeçarit, banues në fshatin Ungrej të Lezhës.

Ndërkohë ende vijon puna për sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë të bëjnë me veprimtarinë e tij kriminale.

Sipas policisë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Policia e Shtetit/Punë gjurmuese dhe hetimore, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, për të sekuestruar pasuritë e përfituara nga krimi. Sekuestrohen 2 apartamente dhe një automjet, në pronësi të një 46-vjeçari të akuzuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet në fushën e narkotikëve. Specialistët e Njësisë “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DPPSH, në kuadër të një procedimi pasuror, të iniciuar me qëllim gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtari të ndryshme kriminale, kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka vendosur sekuestrimin e pasurive të shtetasit F. P., 46 vjeç, banues në fshatin Ungrej, Lezhë. 46-vjeçari është në hetim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”. Në kuadër të këtij procedimi pasuror, është vendosur sekuestrimi i 2 apartamenteve dhe i një automjeti, në pronësi të shtetasit F. P. Vijon puna për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimatritë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA