Kjo është Matilda, nxënëse në klasën e 5-të të shkollës “Ndoc Mazi “ në Shkodër, e cila është nisur shumë herët nga fshati i saj, në këmbë për të mbërritur në mësim.

Dal në gjashtë, bën një sahat me ardh te shkolla se e kam shtëpinë në Bardhaj. Unë duhet me ardh në këmbë se nuk kena mundësi. Kam dëshirë me shku me furgon, kam frikë me ardh në këmbë vetëm”– shprehet nxënësja Matilda Seliaj.

Si Matilda, janë  mbi 150 fëmije të shkollës, në gjendje shumë të rënduar ekonomike. Marjana është ndërgjegjësuar me situatën dhe së bashku me mësuese Elionën po kërkojnë ndihmë për nxënësit në të gjitha mënyrat.

Për mua ishte e tmerrshme të dëgjoje sesi një realitet i tillë ekziston në qendër të qytetit në 2023. Këta fëmijë kanë nevojë për gjithçka, kushte më të mira.”- thotë iniciatoria Marjana Koçeku.

Raste kemi plot. Kemi pasur fëmijë të shkollës fillore pa kushte, ftohje dhe kequshqyerje,” thotë mësuesja Eliona Kodra Shkreli.

Pjesa më e madhe e fëmijeve janë nga zonat periferike të Shkodrës dhe vijnë nga familje më varfëri ekstreme, prandaj thirrja për ndihmë i drejtohet të gjithëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA