Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe.

Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

Si sot një vit më parë është zhvilluar finalja e madhe e edicionit të parë të “Big Brother Vip”, ku katër finalistët ishin Iliri Shaqiri, Donald Veshaj, Beniada Nishani dhe Einxhel Shkira, por fitoren e arriti Iliri. Pasi ka kaluar 1 vit që prej asaj mbrëmjeje, vetëm pak më parë Beniada ka postuar një foto nga ajo ditë, ku ka falenderuar të gjithë dashamirësit e saj që e kanë mbështetur gjatë këtij viti.

“Një vit më parë. Ju falenderoj të gjithëve për mesazhet, dashurin dhe mbështetjen që më dhuroni gjithmonë”.

Beniada shpesh jep mendimin e saj në lidhje me situata të ndryshme shoqërore në vendin tonë e së fundmi bukuroshja si një ish-banore e “BBV1” ka dhënë mendimin e saj në lidhje me lojën e banorëve këtë edicion të dytë. Për Benin ajo çfarë konkurrentët duhet të bëjnë  është ta shijojnë më shumë eksperiencën e tyre, të heqin dorë nga strategjitë dhe të tregojnë më të mirën e vetes së tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA