E reja thotë se i njohuri në takimin e parë i tha se “nuk ishte fotozhenike” dhe i la faturën për të paguar (fotot)

18/02/2023 18:41

Një e re në Britani thotë se ka mbetur pak e zhgënjyer nga takimi saj i i njohjeve të reja online pasi megjithë emocionet e aventurës zhgënjimet e linin të dyshonte për zgjedhjen e saj.

Tregimi i 18-vjeçares britanike ‘anonime’ u publikua nga rrjeti vendas Metro, ku thuhet se miqtë e saj e kishin bindur të kërkonte një person të përshtatshëm në profilet e rrjetit dhe rrjedhimisht ajo teksa kishte gjetur një profil që binte në sy nga të tjerët.

Vajza tregon për Metro.co.uk:

“Disa javë pasi nisa këtë gjënë online zbulova profilin e një personi, që dukej që ishte munduar për ta punuar sa më të plotë.

“Ne kishim preferenca të njëjta për muzikën, futbollin dhe humorin, kështu që vendosën të bisedonim në rrjetet sociale dhe më pas të takoheshim.

Por kjo e fundit duket se ishte gabim.

Minutat e para të takimit tonë ishin të sikletshme teksa unë përpiqesha të gjeja tema bisede për të rikuperuar afërinë që ne dukej se kishim pasur online.

Ajo thotë më tej: “Por ngadalë po kuptoja se hezitimi i tij ishte në fakt pritje për subjekte bisede që më pas të monopolizonte.

“Ai komentoi preferencën time për cappuccino, që me sa duket vjen nga fëmijëria … Ai vazhdimisht më ndërpriste për të kritikuar atë që unë thoja, pa u shqetësuar fare për interesat apo opinionet e mia.

Megjithatë ai largoi disi hezitimet e mia kur papritur më tha: ‘Dukesh shumë më mirë në jetën reale’.

Deri atëherë mendoja se ishte vetëm një takim i çuar dëm deri sa ai foli prapë dhe gjithçka u kthye në një makth.

‘Ti nuk je shumë fotozhenike. As unë nuk jam, prandaj nuk bëj kurë foto të fytyrës.

“Pas kësaj unë kujtoja me tmerr të gjitha fotot që kisha vendosur në profilet e mia. Isha e turpëruar dhe e pasigurtë për paraqitjen time”.

Vajza thotë më tej se kishte bërë sikur nuk kishte dëgjuar, por i njohuri i saj kishte vijuar me komente nënkuptimesh seksuale, duke kritikuar gjatësinë e saj, dhe të tjera si kjo.

Kur erdhi koha për të paguar djali kishte thënë se nuk i punonte karta dhe pyeti se “çfarë duhet të bëjmë”.

Vajza thotë se kishte paguar ajo vetëm për t’i dhënë fund situatës, ndërsa me tej i kishte shkruar një shoqeje për të pretenduar se kishte ‘një emergjencë’ dhe duhet të largohej me të.

Vajza thotë se reflektoi shumë mbi eksperiencën dhe prej atëherë takimet e saj kanë ardhur duke u përmirësuar.

FOTO GALERI
2/3
“Disa javë pasi nisa këtë gjënë online zbulova profilin e një personi, që dukej që ishte munduar për ta punuar sa më të plotë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA