Propozimi nga partneri gjerman, Iva Tiço: S’ prita të ulej në gjunjë, po shoh për fustan të bardhë!

17/02/2023 18:00

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar gazetarja e njohur Iva Tiço.

Përpara se të niste diskutimi për temën e ditës, Iva dhe Bieta biseduan rreth propozimit që ajo mori nga partneri gjerman një ditë pas Shën Valentinit.

“Nuk u ul në gjunjë se unë e pashë dhe hapa menjëherë kutinë. Nuk prita as të më propozonin, nuk thashë as “po”, por menjëherë hoqa një unazë që kisha dhe aty u kujtova “do ma vësh ti”… U emocionova me thënë të drejtën dhe harrova që duhet të të pyesin njëherë, se s’ jam mësuar të jem e fejuar”, tha duke qeshur ajo.

E pyetur nga Bieta, ajo shtoi me pas se po mendon dasmën dhe ka folur me mikeshën e saj për fustanin e bardhe.

Top Channel