Legjenda e basketbollit dhuron 10 milionë dollarë në prag të 60-vjetorit

17/02/2023 09:42

Me rastin e 60-vjetorit (17 janar 1963), Michael Jordan, legjenda e basketbollit amerikan, ka vendosur të dhurojë 10 milionë dollarë, rreth 9.4 milionë euro, për Make-A-Ëish.

Do të jetë donacioni më i madh në historinë e organizatës jofitimprurëse, e themeluar në vitin 1980, e cila synon të plotësojë dëshirat e fëmijëve me sëmundje të rënda.

“Gjatë 34 viteve të fundit, e kam pasur për nder të ndihmoja Make-A-Wish, pë të sjellë buzëqeshje dhe gëzim për kaq shumë fëmijë.

Të dëshmosh forcën dhe qëndrueshmërinë që ata demonstrojnë në kohë kaq të vështira ka qenë një frymëzim i vërtetë”, tha Jordan në një deklaratë të botuar në prag të ditëlindjes së tij të 60-të.

I konsideruar si basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave dhe një nga sportistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Jordan, gjashtë herë kampion i NBA-së me Chicago Bulls, ka një pasuri neto të vlerësuar në 1.6 miliardë euro nga Charlotte Hornets (është pronar i kësaj skuadre), plus 1.9 miliardë euro nga sponsorizime të ndryshme, me Nike që kontribuon në pjesën më të madhe.

Pavarësisht se ka bashkëpunuar me Make-A-Wish praktikisht që nga themelimi i saj, vetëm në vitin 2008, pesë vjet pas tërheqjes përgjithmonë nga basketbolli, ai u bë ambasador i organizatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA