Festa e 17 shkurtit nuk do mend të fillojë ndryshe, përpos me homazhe te prijësit e Pavarësisë.
Që në nisjen e ditës homazhe u bënë pranë varrit të ish – presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, veprimtarit Adem Demaçit, për t’u ndalur me nderime në Prekaz, aty ku nisi gjithçka në rrugën e pavarësisë së Kosovës.
Për 15 vjetor, krerët shtetëror bashkë me miqtë e Kosovës i mblodhi Kuvendi i Republikës, ku u përcollën mesazhe krenarie e paqeje.
Një mesazh i rëndësishëm në përvjetorin jubile të pavarësisë u përçua edhe një mesazh i rëndësishëm përmes monumentit të New Born-it.
Ndërkohë për qytetarët, ndonëse në festë, pavarësia nuk është ashtu siç e pritën të jetë, 15 vjet më parë.
Megjithatë, ndjenjë krenarie për të gjithë shqiptarët në Kosovë zgjoi parakalimi i Forcës së Sigurisë dhe Policisë së Kosovës nëpër sheshet e kryeqytetit.
Prishtina u mbush plot edhe për festën për ish – krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që për më shumë mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale.
Në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, pranë teatrit kombëtar u ndezën edhe 1133 qirinj për të kujtuar fëmijët e vrarë në luftën në Kosovë.
Top Channel