Gjykata ka dhënë detyrim paraqitje për protestuesit e arrestuar të shtunën e shkuar pasi hodhën shashka e tymuese.

Gjykata ka lënë të lirë Jakup Stafën, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Dorison Petoku, 19 vjeç, banues në Thumanë.

Prokurori i çështjes kërkoi të njëjtën masë, atë të detyrimit të paraqitjes.

Ata u arrestuan gjatë tubimit të zhvilluar para Kuvendit, pasi hodhën flakadanë dhe kapsolla në drejtim të shërbimeve të Policisë në detyrë duke lënduar dy prej tyre.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta