Tërmeti në Turqi/ Arrestohen 15 persona pas shembjes së ndërtesave në Diyarbakir

16/02/2023 09:22

15 persona janë arrestuar në Turqi nga 39 të dyshuarit nën akuzën për defekte në ndërtimin e banesave të cilat u shembën në tërmetin që goditi provincën Diyarbakir.

Prokuroria në Diyarbakir ka hapur hetime për të konstatuar defektet në ndërtimin e ndërtesave që u shembën nga tërmeti i 6 shkurtit.

Policia ka arrestuar 15 persona të dyshuar, mes tyre edhe kontraktorët, të cilët akuzohen për veprën penale “vrasje me paramendim”.

Po punohet për arrestimin e gjashtë të dyshuarve të tjerë të cilët janë në arrati.

Dy tërmete shkatërruese me intensitet 7.7 dhe 7.6 ballë sipas shkallës Rihter goditën pjesët jugore të Turqisë më 6 shkurt, epiqendra e të cilave u regjistrua në Kahramanmaraş.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA