29/11 19:07
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sërish para Kuvendit, ndërsa pritet të mbahet seanca plenare.
Berisha dhe 11 deputetë të tjerë të Partisë Demokratike janë të përjashtuar nga seanca plenare për bllokim të foltores së Kuvendit dhe shkelje të etikës.
Pavarësisht kësaj mase disiplinore të marrë ndaj tyre, deputetët e përjashtuar, kanë tentuar të futen në Kuvend, ndërsa nuk janë lënë nga Grada.
Organizimi i tyre nisi nga selia e Partisë Demokratike, ku Berisha mblodhi Grupin Parlamentar.
Berisha ndodhet ende në seli dhe sipas informacioneve do të shkojë më vonë me anëtarët e Këshillit Kombëtar.
Top Channel