Karim Adeyemi i dhuroi Dortmundit fitoren 1-0 ndaj Chelsea në Champions League. 21-vjeçari gjerman realizoi një gol fantastik dhe ofroi verdhezinjtë me kalimin në çerekfinale.
Adeyemi i magjepsi të gjithë me finalizimin e tij, sidomos shokët e skuadrës. Emre Can foli pas fitores duke u ndalur edhe te performanca e sulmuesit të kombëtares gjermane.
Ai është kaq i shpejtë dhe kaq i fortë. Ka raste kur edhe ne habitemi me shpejtësinë e tij… “, deklaroi Emre Can.
Më pas një koment në lidhje me ndeshjen e kthimit dhe shanset për t’u kualifikuar në çerekfinalet e turneut.
“Ndeshja e kthimit do të jetë shumë e vështirë. Do të futemi në fushë sikur takimi i parë përfundoi 0-0. Por, ne e kemi të qartë se do vuajmë në Angli”.
Top Channel