Kërkuesit duket se kanë gjetur një mënyrë për të kthyer zogjtë e balsamosur në dronë që rrahin krahët, që sipas tyre i ndihmojnë të kuptojnë më mirë si funksionon bota e egër.

Dr Mostafa Hassanalian dhe studenti i tij Amier Mirzaeinia, thonë se dronët mund të jenë një mënyrë e mirë për të studiuar sesi ruajnë energjinë zogjtë emigratorë.

Por megjithëse fokusi i teknologjisë është ndihma që dronët mund të japin në studimin e botës së egër, revista New Science thotë se “nuk ka pengesa që teknologjia të merret nga ushtria për programet e tyre të spiunazhit”.

Dr Hassanalian thotë se kjo nuk mund të ndodhë shumë shpejt pasi prototipi i tyre bën shumë zhurmë.

Hassanalian dhe kolegët në Institutin e Teknologjisë në New Mexico kanë përdorur pjesë zogjsh të balsamosur si mekanizma krahësh artificialë me një pamje shumë realiste.

Megjithse ata thonë se është e vështirë të krijohet një dron i tillë, do të ishte shumë praktike për të studiuar natyrën pa ndërhyrë te ajo.

Në raport Dr Hassanalian shton se zogjtë mund të ruajnë më shumë se 40 përqind të energjisë së tyre duke fluturuar në formacion dhe duke ndryshuar rregullisht pozicionin e tyre, duke mbuluar ndoshta rreth 2000 km në ditë.

FOTO GALERI
2/3
Dr Hassanalian shton se zogjtë mund të ruajnë më shumë se 40 përqind të energjisë së tyre duke fluturuar në formacion

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA