Të enjten rikthehet Europa League në fazën më emocionuese të sezonit.
Raundi i 1/16-tave do të sjellë përballje të zjarrta, ku padyshim spikat ajo mes Barcelonës dhe Manchester United.
Në lidhje me këtë sfidë, trajneri i United, Erik Ten Hag në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, theksoi se këtë përballje do të dëshironte ta luante në finalen e Europa League.
“Unë mendoj se Barcelona dhe ne do të kishim preferuar ta luanin këtë sfidë në finale. Ne po e presim me padurim përballjen me Barcelonën. Për të bërë një ndeshje te madhe dhe të shkëlqyer duhet të japim më të mirë tonë. Është një ndeshje e nivelit të lartë dhe jemi të sigurt se performanca do të jetë e tillë”, tha ai.
Numri një i pankinës së “Djajve të Kuq” foli me admirim për trajnerin e Barcelonës, Xavi Hernandez, duke vlerësuar punën e bërë nga ana e tij.
Top Channel