Xavi: Mos prisni shumë gola, Ten Hag frymëzues dhe pikë referimi

15/02/2023 16:07

Barcelona do të ketë një përballje zjarri që në raundin e parë me eliminim direkt në Europa League.

Katalanasit do të sfidojnë një prej ekipeve më të forta në garë, Manchester United. Në konferencën për shtyp përpara takimit të parë të raundit të 1/16-ve, trajneri Xavi Hernandes, synoi të largonte presionin nga djemtë e tij. Ai theksoi se për të dhe ekipin e tij çdo ndeshje është e rëndësishme.

Çdo fitore është e rëndësishme, por në Europë ka akoma më shumë rëndësi. Ne vijmë pas një periudhe ku nuk kemi patur suksese dhe objektivi ynë është që të bëjmë paraqitje sa më të mira. Manchester United është një kundërshtar që do na imponojë një ndeshje intensive. Do të jetë një ndeshje e ngarkuar në aspektin fizik.

Presion? Për ne nuk ka aspak presion më tepër se në ndeshjet e tjera, pasi ne jemi Barça. Çdo ndeshje është një sfidë më vete, pavarësisht kush është kundërshtari. Po punojmë shumë që të shkojmë sa më lart në çdo kompeticion. Në çdo ndeshje do kemi angazhim maksimal, si ndaj United edhe ndaj Cadiz që luajmë në fundjavë“.

Numri një i pankinës së Barcelonës vlerëson homologun e tij, të cilin e konsideron si arsyen se pse United është futur në shinat e duhura. “Ten Hag ka ndryshuar fytyrën e United, dhe e di se situata nuk ka qenë e lehtë për të. Ai është duke bërë një punë të shkëlqyer. Ai është një pikë referimi për trajnerët sulmues.

Niveli i dy skuadrave është shumë i lartë. Parashikimi im? Do të jetë një rezultat i ngushtë. Ne duam të tregojmë se jemi të përgatitur për të garuar në Europë“, u shpreh Xavi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA