Një i ri është dhunuar në mënyrë flagrante nga një polic në qytetin e Pogradecit.
Në pamjet e siguruara nga gazetarja Dhorjela Çule, një oficer policie i identifikuar si Gjergji Riza, ka dhunuar një qytetar duke e goditur në ambientet e një pallati, e gjithë skena është e filmuar nga kamerat e një banese.
Sikurse duket në foto, Riza për arsye që ende nuk dihen, ka goditur të riun. Ndërsa nga ana e policisë nuk jepen të dhëna mbi rastin. Sipas informacioneve, bëhet me dije se drejtoria e përgjithshme e ka pezulluar fillimisht oficerin i cili punonte më parë në Pogradec, ndërsa tashmë është në drejtorinë vendore të policisë të Korçës.
Oficeri i policisë, i cili shfaqet në pamje sipas të dhënave prej disa kohësh ka shfaqur probleme me kujtesën. Për shkak të gjendjes shëndetësore, ai është transferuar nga komisariati i Pogradecit në drejtorinë e Korçës.
Top Channel