Ikja e mjekëve ka dëmtuar sistemin tonë shëndetësor duke krijuar boshllëqe në qendra shëndetësore jo vetëm në rrethe por edhe në Tiranë. Urdhri i mjekut konfirmon se për vitin 2022 kanë kërkuar certifikatën e sjelljes së mirë 180 mjekë.
Edhe pse sipas kreut të tij Fatmir Brahimaj jo të gjithë largohen një herë e përgjithmonë.
“Certifikatën e sjelljes së mirë marrin pasi asnjë klinike private jashtë nuk të vesh bluzën e bardhe pa pasur atë .Por ikin edhe për doktoratura”- tha Fatmir Brahimaj, President i Urdhrit të Mjekut.
Po cilës fashë i përkasin mjekët që braktisin Shqipërinë? A është vetëm paga që marrin jashtë qe i josh ata të lënë profesionin në Shqipëri apo lidhet edhe me kushtet dhe klimën që ofrohet në institucionet shëndetësore në Shqipëri.
E ndërsa shume mjekë zgjedhin klinika jashtë Shqipërisë të tjerë braktisin qendrat shëndetësore nëpër rrethe për të ardhur në Tiranë. Dhe sipas Brahimajt kjo nuk zgjidhet vetëm me bonusin e mjekut .
Top Channel